Thaçi ka udhëtuar sot në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar
Gjatë vizitës dyditore, zëvendëskryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Parlamentit, të shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve dhe të mediave.
Krahas bisedave për thellimin e bashkëpunimit bilateral me homologun e tij dhe deputetë të parlamentit, në këto takime do të flitet edhe për mbështetjen e Britanisë së Madhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Në Londër, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve të cilëve do tua prezantojë mundësitë për të investuar në Kosovë.