15 Janar 2025

Thaçi ka takuar Ambasadorët e shteteve të Kuintit

Prishtinë, 22 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar Ambasadorët e shteteve të Kuintit, me qëllim të informimit lidhur me vizitën në Bruksel.

Është diskutuar takimi i Kryeministrit Thaçi me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton dhe me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

 

Kryeministri Thaçi falënderoi shtetet e Kuintit për mbështetjen e dhënë deri më tani dhe ka siguruar ambasadorët që procesi i normalizimit  të marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë për të mirën e të dyja shteteve dhe rajonit në tërësi.

 

Poashtu, Kryeministri Thaçi ka ritheksuar se në këtë proces do të sigurojë transparencë maksimale lidhur me procesin e dialogimit dhe se kornizë e platformës së procesit të bisedimeve mbetet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

 

Ambasadorët e shteteve të Kuintit kanë shprehur mbështetje të plotë për dialogun dhe kanë përkrahur Kryeministrin Thaçi që të vazhdojë dialogun, pasi që kjo është ë vetmja rrugë për të ecur përpara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)