Thaçi ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin Fitou
Prishtinë, 7 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Jean-Francois Fitou.
Kryeministri Thaçi ka falënderuar ambasadorin për punën që ka bërë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
Thaçi po ashtu ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Francës për përkrahjen që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky bashkëpunim i mirë midis dy vendeve të thellohet edhe më shumë në të ardhmen, ka thënë kryeministri Thaçi.
Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka potencuar progresin e arritur në përmbushjen e agjendës së institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike dhe pret vazhdimin e ndihmës së Francës në këtë fushë.