Thaçi: Jo dialog, pa zbatim të marrëveshjeve
Pas takimit në një konferencë shtypi kryeministri Hashim Thaçi vizitën e z. Ban Ki moon në Kosovë e ka vlerësuar si takim miqësor , produktiv dhe shumë të rëndësishëm.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit që kishte me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon ka thënë se OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në
Ndërsa sa i përket bisedimeve me Serbinë të një niveli politik, kryeministri Thaçi ka deklaruar se paraprakisht duhet të zbatohen marrëveshjet e që pastaj të vazhdohet me dialog teknik.
Kryeministri ndër të tjera ka thënë se e ka njoftuar Sekretarin e OKB-së për arritjet që kanë bërë institucionet e shtetit të Kosovës.
Është një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishëm dhe historike për Republikën e Kosovës, është vizita e parë që ndodh prej një sekretari të Përgjithshëm të OKB-së në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Është një mesazh i mbështetjes së progresit të Kosovës, ka thënë z. Thaçi duke shtuar se zoti Ban Ki Moon njeh realitetin në Kosovë dhe respekton, vlerëson dhe mbështet aspiratat e qytetarëve të Kosovës. Aspiratat e qytetarëve të Kosovës janë e ardhmja evropiane dhe vizioni ynë, qëllimi ynë është anëtarësimi në NATO, Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Më tutje z. Thaçi ka deklaruar se Kosova si shtet po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë. Po ndërtojmë Kosovën e re, demokratike, atdhe të gjithë qytetarëve të saj. Kosova është e njohur prej gjysmës së anëtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
E informova Sekretarin e Përgjithshëm për të gjitha të arriturat në Kosovë edhe procesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, për hapat e mëtutjeshme që do të ndërmarrim, për ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin në fund të gushtit apo fillim të shtatorit, për gatishmërinë e Kosovës për fqinjësi të mirë me të gjithë duke përfshirë edhe Serbinë që është parakusht i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë si dhe për integrim në NATO dhe BE., pohoi z. Thaçi duke premtuar përkushtimet për normalizimin e gjendjes në veri, lëvizje të lirë për gjithë qytetarët, në të njëjtën kohë të kemi rend dhe ligj, demokraci, zgjedhjet e lira, lidereship legjitim por edhe investime socio ekonomike.
Kryeministri Thaçi ka thënë se OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në dialogun teknik që ka filluar tash e dy vjet me Serbinë. Paraprakisht duhet të ndodh implementimi i marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel dhe pastaj të shikohen mundësitë e vazhdimit të dialogut teknik për fqinjësi dhe normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kosovës dhe Serbisë.