23 Janar 2025

Thaçi: Jemi pranë hapit të parë drejt BE-së

Prishtinë, 8 maj - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova është pranë nënshkrimit të hapit të parë me të cilin vendi do të jetë pjesë e pandashme e solidaritetit paneuropian të mbledhur në BE.

“E kam vizituar shtëpinë e Robert Schuman, ‘babait’ të Bashkimit Evropian. Para 65 vitesh ky diplomat francez, duke shpjeguar se si do të bashkohet Evropa, ka thënë: ‘Evropa nuk do të bëhet e tëra menjëherë, apo me një plan të vetëm.

Ajo do të ndërtohet me arritje konkrete duke krijuar një solidaritet evropian’. Kosova ka përjetuar solidaritetin evropian në momentet më të vështira të ekzistencës sonë. Tani jemi fare pranë nënshkrimit të hapit të parë me të cilin edhe Kosova do të jetë pjesë e pandashme e solidaritetit paneuropian të mbledhur në organizatën më të madhe demokratike të njerëzimit - Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)