Thaçi: Jemi në rrugë të mbarë për ndërtimin e qeverisë
Prishtinë, 24 janar - Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, pas takimit që pati me Denis McShane e vlerësoi rivotimin e djeshëm në Mitrovicë si proces pozitiv dhe premtoi se në momentin që do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, ai do ta fillojë me krijimin e koalicionit për qeveri të ardhshme dhe kjo do të bëhet në afatin e paraparë me Kushtetutë.
\"Tash mbetet edhe obligim imi si fitues i zgjedhjeve të filloj të ndërtoj qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës. Jemi në rrugë shumë të mbarë, për ndërtimin e një qeverie shumë përfshirëse dhe shumetnike, për vazhdimin e angazhimeve tona për Kosovën evropiane, për Kosovën zhvillimore dhe rritjen e mirëqenies sociale\", ka theksuar ai.
Qytetarët e Kosovës sipas Thaçit kanë zgjedhur liderët e tyre, kanë zgjedhur kush do ti udhëheq në katër vitet e ardhshme, prandaj institucionet e ardhshme edhe më tutje do ta kenë legjitimitetin e plotë qytetar dhe legalitetin e duhur.
Nderkaq McShane i vlerësoi zgjedhjet e djeshme pozitivisht dhe tha se më herët Kosova e cila ka ngecur në disa procese, tani duhet ta marrë udhërrëfyesin për viza, në mënyrë që ti bashkohet familjes evropiane.
McSane, gjithashtu e bëri të qartë nevojën që Kosova të njihet nga të gjitha vendet e BE-së.