07 Maj 2024

Thaçi: Jemi në përmbyllje të mbikëqyrjes së pavarësisë

Prishtinë, 19 korrik - E drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka aprovuar Projektligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Republikës së Kosovës, Projektligjin për Procedurat Përmbarimore si dhe vendime tjera nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar zhvillimet dhe angazhimin në përmbushjen e obligimeve për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. 

“Qeveria e Kosovës ka përfunduar të gjitha detyrimet e saja për përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë dhe jemi të bindur se edhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës do të përfundojnë obligimet e tyre në këtë proces”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri ka njoftuar kabinetin qeveritar për komunikimin e vazhdueshëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovës EULEX dhe me Brukselin për mandatin e misionit të EULEX-it, pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

“Shpreh qëndrimin në emër të Qeverisë së Kosovë për mandatin e Misionit të EULEX –it në Kosovë.  Gjithçka do të jetë në përputhje me agjendën e paraparë dhe në koordinim dhe harmonizim në mesë të   institucioneve vendore dhe EULEX-it."

"Një gjë që është e qartë: EULEX-i nuk do të jetë i përfshirë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vendimi përfundimtar për prezencën e EULEX-it deri në vitin 2014, do të merret nga Kuvendi i Kosovës përmes një vendim me dy të tretat e deputetëve” ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.  Qëllimi i këtij Ligji është të rregullojë sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik dhe shoqërorë të Republikës së Kosovës, përfshirë ndryshimet ekonomike dhe teknologjike, kërkesat e tregut të punës deh nevojat e individëve drejt ekonomisë së tregut, duke shfrytëzuar  në mënyrë optimal burimet financiare, njerëzore dhe të infrastrukturës.

Qeveria ka aprovuar edhe Projektligjin për Procedurat Përmbarimore, i cili do të rregullojë fushën e implementimit të vendimeve të gjyqësorit në Republikën e Kosovës.

Në mbledhje është miratuar edhe Udhëzimi Administrativ për procedurat e aplikimit për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky udhëzim rregullon procedurat për  aplikim  për pensionimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sipas Ligjit për Pensionet e Pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për pensionin e rregullt, pensionin invalidor dhe pensionin Familjar.

Bordi për Politika të Gjuhëve ka rekomanduar, ndërsa kabineti qeveritar ka përzgjedh

Komisionerin për Gjuhë në përputhje me procedurat e. Në këtë pozitë është emëruar Suzana Salaj. Kandidatja emëruara ka përvojë pune në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e çështjeve që ndërlidhen me të drejtat dhe integrimin e komuniteteve.

Është miratuar edhe vendimi për shpronësimet me interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Vermicë-Merdarë, segmentet 1,2,3,4 dhe 5 (zonat kadastrale Vermicë, Dushanovë, Sllapuzhan, Tërnje, Suharekë, Temeqinë dhe Bellanicë) .

Gjithashtu sipas këtij vendimi janë miratuar edhe shpronësimet me interes publik të pronave të paluajtshme  të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga ndërtimi i rrugës N9 Fushë Kosovë-Arllat-Gjurgjicë (zonat kadastrale Arllat, Komoran, Sllatinë e Madhe dhe Sllatinë e Vogël) .

Me një vendim të posaçëm, Qeveria e Kosovës ka themeluar Komisionin për negocimin dhe përgatitjen e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Republikën e Turqisë. Ky komision është permanent dhe  do të përbëhet nga ministri të ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e strukturës së transaksionit për projektin e ndërtimit të kapacitetit të ri energjetik “Kosova e Re”, sipas të cilit largohet termocentrali “Kosova B” nga pakoja tenderuese e aprovuar nga Komiteti Drejtues i Projektit “Kosova e Re” me datën 7 mars 2012.

Pakoja tenderuese “Kosova e Re” do të vazhdojë të përbëhet nga këta komponentët e ndërtimit të termocentralit të ri “Kosova e Re” dhe nga zhvillimi i mihjes së thëngjillit në Sibovc për të ofruar linjit për termocentralet në Kosovë; termocentralin Kosova A, termocentralin Kosova B dhe njësitë e reja të termocentralit “Kosova e Re”, kur ato të hyjnë në shërbim.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka njohur kabinetin qeveritar me vizitën e sapo përfunduar në disa vende afrikane, duke theksuar vizitën në Adis Abeba, ku është zhvilluar konferenca e Unionit Afrikan dhe ku ka zhvilluar një varg kontaktesh dhe takimesh me liderë të vendeve afrikane.

Zëvendëskryeministri Pacolli ka vlerësuar se qëndrimi i vendeve afrikane ndaj pavarësisë së Kosovës është duke evoluar pozitivisht dhe nga kjo pjesë e botës presim njohje të reja.

Ministri i Financave ka prezantuar informatën për bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe vlerësimin pozitiv për performancën e zhvillimit të proceseve te politikave financiare ne Kosovë. Si rezultat, Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka flokuar pjesën e dytë të huas për buxhetin e Kosovës.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka informuar kabinetin qeveritar me zhvillimin e fushatës së korrje-shirjeve ne Republikën e Kosovës. Ministri Blerand Stavileci ka theksuar se deri tani janë korrur rreth 80% e sipërfaqeve dhe rendimentet e deritashme janë shumë të mira.

Ai ka theksuar se subvencionet e shpërndara nga ministria për kultivimin e kulturave bujqësore po japin rezultatet pozitive, si në rritjen e sipërfaqeve të mbjella ashtu edhe ne rritjen e rendimenteve të këtyre kulturave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)