19 Janar 2025

Thaçi: Jam krenar që kompensojmë të gjithë ish-të burgosurit politik

Prishtinë, 29 dhjetor -  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ndihet i kënaqur dhe krenar që Qeveria e Republikës së Kosovës arriti të fillojë kompensimin financiar për të gjithë ish-të burgosurit politik, që nga pas Lufta e Dytë Botërore, deri te lirimi i të burgosurit të fundit politik.

\"Vuajtja e ish-te burgosurve politik dhe familjeve të tyre nga Jugosllavia dhe më vonë nga Serbia ishte jashtëzakonisht e rëndë. Sakrifica e tyre ishte burim i inspirimit për gjenerata të tëra për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kompensimi financiar do të jetë 16,70 euro për një ditë të mbajtur në burg\", ka shkruar Thaçi në \"Facebook\".

Sipas tij kompensimi do të realizohet brenda 5 viteve, kurse shuma totale do të jetë 55 milion euro.

\"Si mik dhe bashkëluftëtar juaji jam i vetëdijshëm që nuk ka para që mund të paguajë vuajtjen çnjerëzore, të ushtruar ndaj jush nga Beogradi. Kontributi dhe sakrifica juaj është vetë pavarësia e Kosovës\", ka theksuar ai.


\"Ju kisha premtuar, dhe ndihem krenar që e realizuam premtimin. Ju uroj gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja. Shteti i Kosovës çmon dhe vlerëson sakrificën tuaj\", ka shkruar Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)