29 Prill 2024

Thaçi: Jam i gatshëm të ulem me Boris Tadicin

Prishtinë, 2 shkurt - Kryeministri Hashim Thaçi i ka deklaruar televizionit privat maqedonas “Alfa TV”, se është i gatshëm të bisedojë me kryetarin serb Boris Tadic me qëllim të shqyrtimit të gjithë gamës së problemeve që i rëndojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk janë të drejta dhe ne dëshirojmë që njëherë e përgjithmonë ta vëmë në rend dite gjithë situatën. Serbia duhet të ndryshojë qëndrimin jo vetëm ndaj Kosovës por edhe vendeve të tjera të Ballkanit.\"

\"Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe së bashku, si rajon, të hyjmë në strukturat euroatlantike. Unë dhe Boris Tadic, si liderë, kemi për detyrë që t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit.

Unë jam i gatshëm të ulem me zotin Tadic për të biseduar për këto çështje. Dua të theksoj se për politikën e brendshme të Kosovës do të vendosim ne e jo Serbia”, transmeton korrespondenti i Kohës Ditore deklaratën e kryeministrit Thaçi për televizionin maqedonas.

Ai i ka vlerësuar pozitivisht marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni duke nënvizuar se e pret kryeministrin Nikola Gruevski për vizitë zyrtare në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)