Thaçi: Ish-të burgosurit, burim inspirimi për liri e pavarësi
Prishtinë, 23 mars - Kryeministri Hashim Thaci theksoi se ish të burgosurit politikë, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët dhe familjet e të pagjeturve vazhdojnë të jenë kategoria më e çmuar e shoqërisë kosovare.
Ai vizitoi sot familjen e ish burgosurit politik Enver Mehmeti. Kryeministri shprehu krenarinë që qeveria ka filluar të bëjë kompensimin për të burgosurit politikë. Në këtë drejtim, kryeministri tha se është e pashpjegueshme zhagitja që po i bëhet ligjit për Veteranët e Luftës.
Enveri dhe të gjithë bashkëmendimtarët e tij në krye me simbolin e rezistencës Adem Jasharin kanë qenë burim inspirimi për të gjitha gjeneratat e Kosovës për liri e pavarësi, tha kryeministri Hashim Thaci gjatë vizitës në familjen e ish të burgosurit politik Enver Mehmeti.
Jam sot në familjen e Enverit për të dëshmuar edhe njëherë respektin për këtë kategori të sakrificës së qytetarëve të kosovës, të kësaj kategorie që në atë kohë dhe menjëherë pas luftës me vizionin e tyre dëshmuan se cka i duhet shqiptarëve dhe Kosovës,\" është shprehur Thaçi.
Kryeministri u shpreh krenar që qeveria e Kosovës arriti që të fillojë kompensimin për të burgosurit politikë.
Jam i vetdijshëm se nuk ka para që e paguan atë sakrificë të tyre për liri e pavarësi të Kosovës për të burgosurit politikë, për familje të dëshmorëve sepse për një periudhë të gjatë kohore këto familje kanë qenë të diskriminuara, të izoluara dhe natyrisht ka ardhë koha e këtij kompensimi.
Kryeministri Thaci njëherit shprehu respekt të madh për këto kategori të shoqërisë:
Për mua vazhdojnë të jenë kategori më të cmuara në shoqërinë kosovare të burgosurit politikë, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët familjet e të pagjeturve për të cilët gradualisht kemi filluar për ti kryer obligimet tona institicionale, ka thënë ai.
Nga ana e tij, ish i burgosuri politik Enver Mehmeti tha se asnjëherë nuk kanë menduar se do të shpërblehen prej shtetit, ngase ky nuk ka qenë qëllimi.
Na gëzon fakti që sot një shtet i yni që ka qenë ëndërr e kahmotshme qindra vjecare e njerëzve tanë është kah i shpërblen të gjtiha kategoritë e shoqërisë tonë dhe kjo ia shton vlerën akoma më shumë shtetit tonë, është shprehur Mehmeti.
Kryeministri Thaci në fund të vizitës duke shprehur habinë për zhagitjen e miratimit të Ligjit për Veteranë të Luftës tha se beson që të hënën Kryesia e Kuvendit të fus në rend dite të seaancës parlamentare Ligjin në fjalë. (rtklive.com)