Thaçi: Integrimet do të sjellin vende pune
Prishtinë, 9 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar të gjithë qytetarët për 9 majin, Ditën e Evropës.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se nga ky vit integrimet evropiane Kosovës do ti sjellin vende të reja pune.
Gëzuar Dita e Evropës! Sivjet kjo festë vjen pak ditë pas përmbylljes së suksesshme të negociatave të radhës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Nga ky vit integrimet evropiane të Kosovës do ti sjellin vendit përparësi të qarta ekonomike dhe vende të reja të punës, ka thënë Thaçi.