15 Janar 2025

Thaçi informon Mustafen e Shalen për takimin me Daçiqin

Prishtinë, 14 Nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takime të ndara Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Thaçi njoftoi Mustafa dhe Shala për takimin e dytë në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të mbajtur në Bruksel me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton.

Kryeministri Thaçi theksoi se nga të gjitha temat që janë diskutuar, më me prioritet është trajtuar çështja e të pagjeturve, pasi është një problem human dhe shumë e dhimbshme që duhet të zgjidhet patjetër.

Kërkesë tjetër e këtij dialogu mbetet edhe implementimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe domosdoshmërinë e transparencës së financimin e sektorëve të ndryshëm në Kosovë nga ana e shtetit serb, me theks të veçantë të strukturave paralele në veri të vendit.

“Zhbërja e strukturave ilegale të sigurisë që funksionojnë në veri të vendit është kushti kyç që duhet të përmbushë Serbia në raport me Bashkimin Evropian për të bërë progres drejt integrimit në BE”, theksoi kryeministri Thaçi.

Ishte konstatim i përbashkët se ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi që është edhe mundësia dhe rruga e vetme që normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, nga e cila do të përfitojnë jo vetëm qytetarët e të dy vendeve, por edhe i gjithë rajoni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)