Thaçi informon AAK-në rreth takimit me Daciq
Prishtinë, 22 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala.
Temë diskutimi ishte takimi i Kryeministrit Thaçi me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton dhe me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daciq.
Kryeministri Thaçi e informoi nënkryetarin e AAK-së, Shala rreth takimit. Ishte konkludim i përbashkët që të vazhdohet me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që do të kontribuonte në krijimin e raporteve ndërshtetërore dhe të stabilitetit rajonal dhe perspektivës Evropiane.