16 Janar 2025

Thaçi informoi Mustafen për marrëveshjen me Serbinë

Prishtinë, 20 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoj sot kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa të cilin e informoi për rrjedhën e dialogut në takimin e nëntë dhe të dhjetë në Bruksel dhe me marrëveshjen e përafruar nga dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Thaçi theksoi se me këtë marrëveshje është arritur që të ruhet në tërësi Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës dhe ato do të zbatohen në tërë territorin e Kosovës, me çka  mundësohet integrimi i asaj pjesë të vendit tonë, dhe janë hapur rrugë për normalizim të raporteve në mes dy shteteve dhe popujve, të Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari Mustafa i dha përkrahje parimore marrëveshjes dhe u pajtuan për mënyrën e procedimit të mëtejmë të marrëveshjes së përafruar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)