Thaçi ia fali postin e kryeministrit Mustafës
Prishtinë, 13 dhjetor - Akademik Rexhep Qosja, ka kritikuar liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçin që liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (DLK), Isa Mustafën e bëri kryeministër të Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook, Qosja ka shkruar se është tmerruar kur e pa ish-kryeministrin Hashi Thaçi, duke ia dorëzuar kryeministrinë, në tepih të kuq, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.
U tmerrova kur mendova se asnjë anëtar i udhëheqjes së PDK-së dhe, sa më duket, asnjë anëtar i PDK-së, nuk e ngriti zërin kundër kësaj dhurate politike, fyese për Kosovën, që Hashim Thaçi ia fali Isa Mustafës! Do të pajtohesha që çdo anëtar i LDK-së të bëhej kryeministër i Kosovës, por dinjiteti politik dhe shtetëror i Kosovës më bën të vendosur të mos pajtohem që kryeministër të jetë ish zyrtari i Rrahman Morinës, në të vërtetë i Sllobodan Millosheviqit, Isa Mustafa.
Ky njeri ia ka kthyer shpinën Kosovës në ditët më të rënda të popullit të saj shqiptar; ia ktheu shpinën Bllokut politik me të cilin gjatë gjashtë muajve shqiptoi aq fjalë komprometuese për PDK-në, kryetarin e saj dhe ish kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, është shprehur akademik Qosja.