Thaçi ia dogji momentumin Ramushit
Prishtinë, 31 janar - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se Hashim Thaçi i ofroi gjithçka Ramush Haradinajt, por sipas tij, nuk i dha asgjë.
Ai për Epokën e Re ka thënë se Ramush Haradinaj gaboi që nuk u rreshtua me opozitën.
"Hashim Thaçi arriti tia djegë momentumin Ramush Haradinajt. Thaçi ia ofroi Ramushit mundësinë për të bashkëqeverisur, por nuk ia dha atë, Thaçi ia ofroi miqësinë Ramushit, por nuk ia dha atë. Thaçi ia ofroi Ramushit të ardhmen në politikë, por nuk ia dha atë", ka pohuar ai.
Sipas tij Hashim Thaçi I ofroi gjithçka Ramushit, por si dha gjë. "Kështu që, presim nga Ramush Haradinaj të reflektojë sërish dhe ta tregojë veten ashtu siç kemi dashur të kthehte nga Haha, pra të kthehet si opozitar, kërkojmë nga AAK-ja të bashkëpunojë me opozitën për ta rrëzuar Qeverinë aktuale, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi