Thaçi i premton Gjilanit projekte në të ardhmen
Prishtinë, 12 janar - Kryeministri Hashim Thaçi mori pjesë sot mbledhjen e Kuvendit të IV-të zgjedhor idegës së PDK-së në Gjilan.
Në fjalën e tij, kreu i kësaj partie u shpreh se strukturat që do të dalin nga ky Kuvend do ta fuqizojnë edhe më tepër PDK-në e Gjilanit.
Ne do ju mbështesim aq shumë me projekte, saqë ju do të lodheni, ka thënë Thaci.
Duke folur për zgjedhjet e brendshme partiake, Thaçi ka lavdëruar Gjilanin për procesin e deritanishëm zgjedhor duke thënë se ka kaluar në frymën e konkurrencës së mirëfilltë dhe të vlerave që janë kudo në PDK anembanë vendit, duke dëshmuar kështu që ky subjekt është më i organizuari.