Thaçi i lumtur me rritjen e pagave
Prishtinë, 10 mars - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i lumtur me vendimin për rritjen e pagave për nëpunësit civilë dhe pensionistët.
Jam i lumtur që sot e dhashë lajmin e gëzueshëm për mbi 240 familje kosovare, pas vendimit tim për ngritjen e pagave dhe pensioneve për 25 %. Besoj shumë se kjo ngritje do të ndikojë direkt në rritjen e mirëqenies së përgjithshme në familjet tona. Unë zotohem se në të ardhmen do të bëjmë edhe më shumë, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.