Thaçi i i dorëzon detyrën e kryeministrit, Isa Mustafës
Prishtinë, 12 dhjetor - Sot me një ceremoni të veçantë, është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryeministrit, nga ish-kryeministri Hashim Thaçi te kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe me parakalimin para gardës ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ish-kryeministri Hashim Thaçi ka pritur kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Isa Mustafën.
Në vazhdim, në ambientet e kabinetit të kryeministrit, është zhvilluar takimi në mes të ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, dhe në këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi formal i detyrës së kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.