16 Janar 2025

Thaçi i gatshëm të raportojë në Kuvend

Prishtinë, 25 mars - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrese zyrtare drejtuar Kuvendit të Kosovës ka shprehur gatishmërinë për t’i informuar deputetët lidhur me takimin e fundit në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic.

Në kumtesën për media thuhet se në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive dhe në përputhje me Rezolutën e Kuvendit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrese zyrtare dërguar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë për t’i informuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për takimin e shtatë të zhvilluar në Bruksel mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit të Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)