23 Janar 2025

Thaçi i frikësohet votës së Kuvendit

Prishtinë, 21 maj - Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi duke se po i frikësohet votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’u kandiduar për president të vendit, prandaj ka lansuar një ‘ide’ se do ta preferonte më shumë zgjedhjen nga populli.

Edhe pse votimi i drejtpërdrejtë duket i pamundur momentalisht, sepse ky proces zgjedhor kërkon unitetin e gjithë spektrit politik, por edhe nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, Thaçi mbetet optimist në propozimin e tij, shkruan ‘Zëri’.

Ai nuk është i sigurt se marrëveshja me LDK-në do të konkretizohet, duke pasur parasysh se disa deputetë të kësaj partie do të deklarohen kundër tij.

Analistët politikë thonë se shkuarja në zgjedhje për president përmes votës qytetare prek Kushtetutën e vendit, për çka duhet të bëhen ndryshime së paku një vit para hyrjes në një proces të tillë zgjedhor.

/Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)