19 Janar 2025

Thaçi: Greqia duhet ta shohë Kosovën si mike dhe përkrahëse

Prishtinë, 13 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Ekonomike Ndërkombëtare të Greqisë, Giorgos Tsipras.

Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe sekretari Giorgos Tsipras biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë, për perspektivën evropiane dhe për partneritetin strategjik në mes të Prishtinës dhe Athinës.

Presidenti Thaçi falënderoi për përkrahjen që Greqia i ka dhënë Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe, duke iu referuar suksesit të investitorëve grekë në Kosovë, shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në ekonomi.

Ndërsa, sekretari Giorgos Tsipras e vlerësoi angazhimin e Kosovës për marrëdhëniet me fqinjët në rajon dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, duke ripërsëritur ftesën për hapjen e zyrës së Kosovës në Athinë.

Presidenti Thaçi u shpreh se Greqia duhet ta shohë Kosovën si mike dhe përkrahëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)