Thaçi: Gjakovës do tia kthejmë shkëlqimin
Gjakovë, 2 qershor - Një pritje madhështore është organizuar nga mijëra simpatizantë në Gjakovë për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin në pallatin e kulturës. Pikërisht në këtë pallat, Thaçi u ka premtuar gjakovarëve se përmes Misionit të Ri do tia kthej dinjitetin këtij qyteti.
Do tia kthejmë dinjitetin Gjakovës, që ia humbën ata që qeverisen 15 vjet në këtë qytet. Nuk do të kursejmë asgjë për ta zhvilluar Gjakovën, për tia kthyer shkëlqimin Gjakovës. Ju do të jeni prioritet nacional i qeverisjes së ardhshme, u ka premtuar Thaçi gjakovarëve.
Ai ka thënë se industria e Gjakovës, përmes stimulimit, lirimit nga tatimi do të rimëkëmbet dhe do të kontribuojë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Thaçi ka theksuar se ndërmarrjet e Gjakovës do të jenë përfituese të granteve për ndërmarrjet e mëdha, të mesme dhe të vogla. Por, sipas tij, parakusht që garanton jetësimin e Misionit të Ri është fitorja madhështore e PDK-së që do të ndodh me 8 qershor. Ju drejtohem juve qytetarë të Gjakovës, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së, ju ftoj për mobilizim, për një fushatë shumë aktive, dinamike, për fitoren madhështore të PDK-së, shtoi Thaçi.
Ai ka premtuar vazhdimin e rritjes së pagave edhe në mandatin tjetër. Ka përmendur edhe Fondin e Punësimit që do të krijojë 200 mijë vende të punës dhe grantet për bujqësinë, ku Gjakova do të jetë përfituese e madhe e tyre.
Pas Gjakovës, Thaçi do të vazhdojë shpalosjen e Misionit të Ri edhe në Rahovec dhe Malishevë.