28 Prill 2024

Thaçi gati të flas me qytetarë, por jo me strukturat kriminale

Prishtinë,  1 dhjetor  - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në përgjigje të interesimit të medias lidhur me situatën në veriun e vendit ka deklaruar se është i gatshëm të komunikoj me qytetarët në veri, por në asnjë mënyrë nuk do të komunikoj me strukturat ilegale dhe kriminale.                                                                                                                  

Ai ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë dhe kjo është e garantuar edhe me dokumentin e Presidentit Ahtisari.

"Është obligim imi kushtetues dhe ligjor, por edhe obligim imi qytetar si kryeministër i Kosovës të komunikoj me të gjithë qytetarët e vendit pa dallime etnike, të sqarojmë proceset nëpër të cilat po kalojmë, të orientohen nga Prishtina dhe të largohen nga mashtrimi 12 vjeçar, që i ka bërë Beogradi atyre qytetarëve sepse, duam të ndryshojmë jetën e tyre, për të mirë siç kemi bërë ndryshime edhe në vendet tjera, ku kanë jetuar me shumicë serbët, në Shtërpcë, Graçanicë, ku sot  kemi një bashkëpunim si institucione të Republikës së Kosovës me autoritete lokale që akceptojnë institucionet e dala nga vota e qytetarit", ka theksuar Thaçi.

Qytetarët atje sipas tij kanë nevojë më tepër për një jetë më të sigurt, krijimin e vendeve të reja të punës, për mirëqenie sociale se sa për politikë mashtruese të Beogradit.

Qeveria sipas tij do të përpiqet maksimalisht me të gjitha kapacitet, që të vazhdoj të komunikojmë me qytetarët në veri.

"Komunikimi është rruga e vetme për fillimin e zgjidhjeve të problemeve të grumbulluara tash e 12 vite, por në asnjë rrethanë me strukturat ilegale dhe kriminale. Ato do të përballen me drejtësinë. Strukturat ilegale dhe kriminale do të përballen me drejtësinë, atje nuk ka përfaqësues legal, ka përfaqësues ilegal."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)