19 Janar 2025

Thaçi fton spektrin politik për reforma zgjedhore

Prishtinë, 25 janar - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar spektrin politik të Kosovës që t’i bëjmë reformat e nevojshme zgjedhore që garantojnë proces fer, transparent, demokratik dhe respektim të vullnetit të qytetarëve, si dhe të plotësojmë pritjet e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Ai në facebook, ka shkruar se PDK-ja shpreh gatishmërinë për pjesëmarrje në debate si dhe vullnet për arritjen e konsensusit politik.

\"Pas mungesës së konsensusit të domosdoshëm për ndryshimet kushtetuese për vendet e rezervuara për komunitete në Kosovë, ftoj spektrin politik të Kosovës që t’i bëjmë reformat e nevojshme zgjedhore që garantojnë proces fer, transparent, demokratik dhe respektim të vullnetit të qytetarëve, si dhe të plotësojmë pritjet e partnerëve tanë ndërkombëtarë\", ka shkrua ai.

Sipastij në këtë drejtim, tani na mbetet t’i bëjmë reformat e nevojshme ligjore, që prekin ligjin për zgjedhjet nacionale në disa fusha, për të cilat pres të arrijmë konsensus politik, por edhe aprovimin në Kuvendin e Kosovës, si:

- Përcaktimi i kohëzgjatjes së fushatës elektorale,
- Përcaktimi i numrit të kandidatëve në listat zgjedhore,
- Përcaktimi i pragut zgjedhor,
- Përcaktimi i të drejtës për votim me kusht dhe çështje tjera të rëndësisë së përbashkët të të gjithë spektrit politik.

Ftoj spektrin politik që këto ndryshime t’i bëjmë në afatin e parë të mundshëm, në pjesë e parë të muajit shkurt.

Po ashtu, PDK-ja shpreh gatishmërinë për pjesëmarrje në debate si dhe vullnet për arritjen e konsensusit politik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)