22 Janar 2025

Thaçi ftohet të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme

Prishtinë, 21 janar - Komisioni për  Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga  Enver Hoxhaj, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar Draft-planin dhe programin e punës së Komisionit për vitin 2015.

Gjatë debatit, anëtarët e komisionit u angazhuan që Plani i Punës  të plotësohet edhe më tej, duke përfshirë të gjitha aktivitetet që i përkasin fushëveprimtarisë së komisionit.

Me këtë rast, komisioni u pajtua që në planin e punës të përfshihet edhe Strategjia për bashkëpunim ndër-parlamentar si, dhe Strategjia për anëtarësimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtar.

Në fund të debatit lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, komisioni miratoi në parim Draft-planin dhe programin e punës së Komisionit për vitin 2015, duke përfshirë në të  edhe propozimet e dala nga mbledhja e sotme.

Në vijim të mbledhjes, komisioni diskutoi edhe për formimin e grupeve të miqësisë.

Lidhur me këtë, anëtarët e komisionit vlerësuan se formimi i këtyre grupeve është me rëndësi të veçantë për vendin,  ndërkaq u shprehën të përkushtuar për formimin e një strategjie për formimin dhe jetësimin e angazhimeve në kuadër të tyre.

Në fund të mbledhjes së sotme, sipas kërkesës së deputetes, Puhie Demaku dhe  deputetëve, Ramush Haradinaj e Zafir Berisha, u vendos që ditëve në vijim, në  komision të ftohet  ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi. 

Me  këtë rast, ministri  Thaçi, pritet të raportojë për prioritet e kësaj ministrie, si dhe për emigrimin e qytetarëve, që aktualisht është duke ndodhur .  
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)