Thaçi: Fitoren e PDK-së e pret edhe Uashingtoni e Brukseli
Gjilan, 4 maj - Kryeministri i vendit dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, gjatë një bashkëbisedim me aktivistët dhe veprimtarët e partisë së tij në Gjilan tha se PDK po forcohet e masovizohet çdo ditë dhe se fitorja e PDK-së më 8 qershor do të jetë bindëse.
Thaçi tha se do të ishte shumë e dëmshme për shtetin e Kosovës nëse nesër nuk votohet FAK-u. Fitoren e PDK-së sipas tij po e pret edhe Uashingtoni e Brukseli.
Hashim Thaçi, të dielen në Gjilan është shprehur optimist se PDK-ja në nivel nacional më 8 qershor do të fitojë bindshëm dhe këtë sipas tij e dëshmon masovizimi i fundit dhe shumë i fuqishëm që po ndodhë në çdo qytet, lagje e shtëpi.
Thaçi tha se fitorja e radhë e PDK-së duke e përfshirë edhe Gjilanin e Anamoravën kësaj radhe do të jetë edhe më e fuqishme dhe më bindëse. Në PDK po ndodhë një mobilizim i ri sepse neve na kanë besuar qytetarët, na kanë besuar edhe ndërkombëtarët kur kemi marrë vendime të rëndësishme për shtetin e Kosovës tha Thaçi.
Thaçi se ai si lider dhe PDK-ja si parti në pushtet ka marrë vendime të rëndësishme e të fuqishme për jetën e qytetarit të Kosovës.Tani Kosova po hyn në një fazë të rëndësishme me një mision të ri. E fituam lirin, e sollëm pavarësinë dhe tani radha është që ta ndërtojmë e zhvillojmë Kosovën. Vendimet e marra deri tani ka mundur t`i bëjë vetëm një liderdship që ka fuqinë dhe legjitimitetin e popullit dhe që ka përkrahjen e SHBA-së e NATO-së.
Thaçi tha se vetëm rritja e pagave për mësuesit dhe të tjerët dëshmon se ne kemi pasur energjinë e vullnetin që të ndihmojmë të gjitha kategoritë.Të tjerët për 8 vite i kanë rritur pagat vetëm për 7 euro pagat, kurse ne i rritëm për 88% ka ironizuar Thaçi.
Thaçi ka folur edhe për FAK-un.Unë jam i sigurt se nesër do të votohet FAK-u dhe ngatërresat tashmë janë të padrejta për poena politik. FAK i tejkalon interesat partiake sepse SHBA e NATO po e presin vendimin e Kuvendit dhe se çdo tendencë për shtyrje është e rrezikshme për shtetin e Kosovës tha Thaçi.
Thaçi në fund tha se fitoren e PDK-së po e pret edhe SHBA e NATO dhe PDK tani është më e fort sesa në vitin 2010. Kosova nuk mund të qeveriset nga njerëzit që nuk i donë Brukseli e Uashingtoni. Fitorja e PDK-së do të ndodhë edhe në Gjilan, shtoj Thaçi.
Edhe Sami Hoxha koordinator i PDK-së në Gjilan pasi ka folur për mbi 200 aderime të reja tha se PDK po mobilizohet në Gjilan dhe se ky masovizim po jep rezultate tha Hoxha./rajonipres/