Thaçi falënderoi Gjermaninë për ndihmën ndaj Kosovës

Prishtinë, 13 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës  ambasadorin e Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach. 
Kryeministri ka falënderuar ambasadorin për punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë shërbimit të tij në Kosovë. 
Thaçi po ashtu ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Gjermanisë për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky bashkëpunim i mirë midis dy vendeve të thellohet edhe më shumë në të ardhmen, ka thënë kryeministri Thaçi. 
Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka potencuar progresin e arritur në Kosovë në të gjitha sferat, si dhe sfidat e  institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike.
  















