Thaçi: Europa e re është ndërtuar
Prishtinë, 9 maj - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Europës ka urur të gjithë, dukë thënë se Europa e re është ndërtuar.
Në këtë ditë, në vitin 1950 Robert Schuman, Ministri i Jashtëm i Francës, dha atë që sot e njohim si Deklarata e Schuman, me të cilën janë vënë themelet e projektit më të suksesshëm ndërkombëtar.
Liderët e Evropës treguan guximin dhe vizionin që mbi hirin e luftës të lidhin marrëveshje për të punuar së bashku për një të ardhme në paqe e prosperitet për të gjithë, duke filluar me Traktatin e Parisit e deri te BE-ja që kemi sot. Që nga ajo ditë, shtetet e BE-së nuk kanë parë luftë, por vetëm zhvillim e mirëqenie.
"Sot më shumë se kurdoherë duhet ti kujtojmë vlerat mbi të cilat është ngritur Bashkimi Evropian dhe të përsërisim përkushtimin tonë për ti përqafuar këto vlera dhe parime, siç janë përkushtimi për paqe dhe dialog, për bashkëpunim ekonomik, treg të lirë dhe lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, drejtësi dhe sundim të ligjit, për shoqëri multi-kulturore në të cilën askush nuk diskriminohet dhe të gjithë janë të barabartë.
"Kjo e ka bërë Bashkimin Evropian projektin më të suksesshëm ndërkombëtar, synim për të gjithë popujt e Evropës dhe model për tërë botën. Gëzuar ditën e Evropës, destinacionin e ardhshëm të Kosovës", ka shkruar Thaçi në Facebook.