Thaçi: EULEX ka bërë një punë të mirë në Kosovë
Prishtinë, 4 prill - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova ka qenë me fat që këto 15 vite të fundit sistemi i drejtësisë ka qenë i udhëhequr prej ndërkombëtarëve në kuptimin e mandatit ekzekutiv, për tetë vite me radhë prej OKB-së, tash e gjashtë vite prej Misionit të EULEX-it.
\"EULEX ka bërë një punë të mirë në Kosovë, bashkëpunimi ynë ka qenë i mirë.
Sipas tij tash ka ardhur koha dhe do të kemi letërkëmbimin mes institucioneve të Kosovës dhe BE-së, një letëkëmbim që do të përcaktohet qartë që Kosova ka tash kapacitetet e saja të plota për të udhëhequr sistemin e drejtësisë në kuptimin e mandatit ekzekutiv, ndërsa roli i Misionit të BE-së do të jetë më tepër mbështetës dhe konsultativ.
\"E ritheksoi se Kosova është e gatshme që për çdo sfidë të përballet në sistemin e vet të drejtësisë, me mbështetje të plotë ndërkombëtare\", ka theksuar ai.