18 Maj 2024

Thaçi “emëron” Dellin ambasador të Kosovës në Washington

Prishtin, 23 korrik - Kryeministri Hashim Thaçi ka shtruar sonte një darkë lamtumirës për Ambasadorin amerikan Christopher Dell në Restorantin “Rron” në Veternik të Prishtinës.

Dell përfundoi misionin në Kosovë dhe ditëve të ardhshme kthehet në atdhe.

Ai gjatë këtyre viteve ka punuar ngushtë me Qeverinë dhe për këtë shkak njerëzit e Thacit janë përkujdesur që takimi lamtumirës mos të jetë një darkë e thjeshtë, por një mbrëmje me ushqim dhe muzikë të zgjedhur.

Gjithçka është drejtuar nga Ministrja Vlora Citaku, derisa të pranishëm, përveç Presidentes Jahjaga, kanë qenë edhe disa ministra dhe deputetë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Hashim Thaçi, si rrallë herë, është përkujdesur të lëshojë batuta.

“Unë dëshiroj që ju Chris të vini sërish në Prishtinë, si Ambasador i SHBA’së në Kosovë për herë të tretë”, ka thënë Thaçi.

E, nëse kjo nuk ndodh, atëherë Kryeministri propozoi diçka tjetër.

“Nëse nuk kthehesh sërish, atëherë unë me gjitha fuqitë e mija kushtetuese do të mundohem t’iu emërojë ju Ambasador të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Thaçi, duke nxitur të qeshura në sallë.

Dhe, ka vazhduar me fore.

“Kur erdhe këtu kishe më shumë flokë, por tash kur po të shoh, po e vërejë se t’i kam rralluar pak”, ka thënë ai.

“Thënë të drejtën, kur erdhe këtu edhe unë kisha më pak thinja”, ka vazhduar Thaçi.

Me të njëjtën dozë humori ka vazhduar edhe Ambasadori Dell.

“Hashim, kam frikë se Kosova do të bëhet shteti i 51-të i SHBA’së e nuk do të keni mundësi të më emëroni Ambasador të Kosovës në Washinton”, ka thënë ai.

Teksa fliste ai, një mormullim e madhe u dëgjua në sallë.

“Dikush prej Durrësit po na çon mormullima... Paramendo po të vija Ambasador këtu për herë të tretë, do të çonte termet”, ka thënë Dell, duke e lidhur këtë me Veton Surroin, njeriun me të cilin në fund të mandatit kishte një histori të keqe.

Të pranishmëve iu është drejtuar edhe Presidentja Jahjaga, e cila ka falënderuar z. Dell për kontributin e tij dhënë në Kosovë.(express)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)