Thaçi e Zhbogar bisedon për zhvillimet politike në Kosovë
Prishtinë, 8 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë.
Kosovën e presin shumë procese të rëndësishme, procesi i integrimeve evropiane, dialogu me Serbinë, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës. Të gjitha këto presin formimin e institucioneve, të dala nga vota e lirë e zgjedhjeve të 8 qershorit- tha kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi falënderoi përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar për kontributin e tij dhe të institucionit që përfaqëson për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha fushat, si dhe kërkoi që kjo ndihmë të vazhdoj edhe më tutje.