21 Janar 2025

Thaçi: E respektoj vendimin e Kushtetueses

Prishtinë, 1 korrik -  Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, ka thënë se do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e Qeverisë.

Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkuar se Kushtetuesja e ka përcaktuar për mandatar partinë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Sapo mora Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, që e përcakton fituesin e zgjedhjeve dhe të drejtën e mandatarit për formimin e institucioneve të reja, sipas Nenit 95, paragrafi 4 të Kushtetutës si dhe Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme që përcakton qartë mënyrën dhe afatet e krijimit të koalicioneve. E respektoj këtë vendim plotësisht”, ka thënë Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)