19 Janar 2025

Thaçi e Rama nënshkruan deklaratën për bashkëpunim Kosovë-Shqipëri

Prizren, 11 janar - Në kompleksin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama, nënshkruan Deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy vendeve.

Deklarata përbëhet nga katër shtylla kryesore: bashkëpunimi në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, bashkëpunim në çështjet e brendshme, në fushën ekonomike si dhe bashkëpunim në fushën e arsimit dhe kulturës. Të dy kryeministrat thanë se qeveritë e dyja vendeve do të angazhohen për mbështetjen e projekteve të përbashkëta në të gjitha fushat.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar Strategjia e bashkëpunimit ekonomik, përkatësiht në fushën e ekonomisë, energjisë, transportit, turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit, do të përbëjë përkushtim kryesor të dy qeverive.

\"Përmes kësaj, synojmë të ofrojmë një klimë nxitëse për bizneset në një treg të integruar duke shfrytëzuar në mënyrë sa më efektive dhe racionale të potencialeve tona të përbashkëta, një theks të vecantë do t’i kushtohet energjetikës duke komplomentuar sistemet tona hidro dhe termo dhe duke vendosur një system të përbashkët energjetik\",ka theksuar ai.

Sipas tij rëndësi e vecantë do t’i kushtohet pjesëmarrjes së Kosovës në TAP, bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe telekomunikacionit. Arsimi dhe Sporti do të zënë vend kryesor në qasjen tonë të përbashkët. Krijimi i mekanizmave për politika të përbashkëta në kërkime dhe arsim, organzimi të kampionateve të përbashkëta sportive, të gjitha këto në frymën e bashkëpunimit dhe integrimit evropian.

Duke marrë parasysh afërsinë kulturore dhe historike, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, me përkushtimin më të madhë do të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e identitetit të përbashkët kulturor dhe kombëtar. Kjo do të arrihet përmes hartimit të palneve të përbshkëta dhe strategjve zhvillimore. Mbështetjen e projekteve të përbashkëta kërkimore, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të kulturës për krijimin e kalendarit të përbashkët vjetor.

Në këtë drejtim nuk do tëlihen anash as bashkëatdhetarët tanë kudo që jetojnë në rajon por edhe në diasporë, shqiptarët në Maqedoni, Preshevë dhe Mal të Zi.

Në të gjitha fushat e bashkëpunimit casja  shqiptare do të jetë fokusi ynë, prandaj edhe kemi vendosur formimin e një fondi monetar të përbashkët për zhvillimin e Luginë së Preshevës.

Ky vendim shkon në vazhdën e vendimeve tjera që qeveritë e vendeve tona, që kanë ndërmarrë në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve shqiptarë kudo që jetojnë përfshirë edhe ata në Luginën e Preshevës.

Për arritjen e këtyre objektivave do të hartohet strategji dhe plane konkrete në fushat përkatëse. Ministritë përkatëse do të marrin përgjegjësitë për mbikqyrjen e zbatimit të vendimeve të marra në mbledhjen e dy qeverive tona. Po ashtu, do të krijojmë komisione të përbashkëta për fusha të ndryshme më theks të vecantë në komisionet e përbaskëta për ekonomi.

Dëshiroj t’i uroj të gjithë qytetarët në Shqipëri, Kosovë dhe  kudo për mbështejtjen  dhe besimin e tyre. Uroj që ky fillim i ri, ky kapitull i ri, të arrjë synimet e dëshiruara dhe qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës kudo që janë ti gëzojnë frytet e këtij bashkëpunimi, të munguar tash e në shekull.

\"Uroj që ky bashkëpunim të shërbejë në të mirë të zhvillimit të vendeve tona dhe të rajonit për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët të rajonit, për Kosovën Evropiane, për Shqipërinë Evropiane dhe rajonin evropian\" , ka deklaruar ai.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se kjo mbledhje ishte një mbledhje pune, dhe një mbledhje që vuri një gurë themeltare, për të çelur një rrugë të re për zhvillimin e ekonomik, social dhe kulturor të dy shteteve tona, dhe në mbarë hapësirën shqiptare që përkufizon këto dy shtete.

“Ne jemi në garë për kohën e humbur dhe fondi që ne do të dedikojmë për Preshevën edhe mbulimi i të gjitha nevojave për pajisjet e martenitetit të Preshevës”. 100 mijë euro do të ndahen për Luginën, tha Rama.

Kemi rënë dakord për një fond zhvillimor, që në viimsi do të asistoj në lehtësimin e kushteve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Themelimi i fondit për Preshevën është një çështje krejtësisht humanitare. Ndërsa në Kosovë e kemi edhe rezolutën në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)