Thaçi e Pacolli pajtohen për vazhdimin e koalicionit qeverisës
Prishtinë, 28 shkurt - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Aleancës për Kosovë të re Behgjet Pacolli, janë takuar sot për të diskutuar për funksionimin e koalicionit qeverisës.
Në takim u diskutua për funksionimin e koalicionit qeverisës dhe domosdoshmërisë së reformave për përmirësimin e situatës dhe jetës së qytetarëve të Kosovës, me theks të veçantë në reformat ekonomike.
Të dyja palët u pajtuan që të vazhdojë koalicioni qeverisës duke u pajtuar që të konsolidojnë dhe forcojnë qeverisjen në vend, thuhet në njoftimin e AKR-së.
Në njoftim më tej theksohet se, gjatë ditëve në vijim, do të vazhdojnë bisedimet dhe konkretizimi i procesit reformator, duke u pajtuar që reformat të vazhdojnë intenzivisht për periudhën e mbetur qeverisëse.