Thaçi e Pacolli, marrëveshje për bashkëqeverisje
Prishtinë, 9 shkurt - Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli kanë realizuar të martën mbrëma një takim joformal, në të cilin kanë vendosur përfundimisht të bashkëqeverisin në mandatin e ardhshëm.
Burime brenda PDK-së dhe AKR-së krerët e këtyre dy subjekteve politike në këtë përfundim kanë arritur gjatë një darke pune.
Gjithashtu mediat kosovare theksojnë se brenda javës ekipet që do të caktohen nga dy partitë do të vendosin për postet që do të ketë secili subjekt politik.
Megjithatë, këto burime nuk kanë theksuar se nëse Thaçi ka rënë dakort që pjesë e marrëveshjes për koalicion të jetë që Pacolli të bëhet president i shtetit, kusht ky i AKR-së për të hyrë në qeveri.