Thaçi e njoftoi Jahjagen për procesin e dialogut
Prishtinë, 30 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçin, me të cilin biseduan për disa çështje aktuale konkrete në vend si dhe për rrjedhën e procesit të dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e që ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve të caktuara dhe arritjen e marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Presidentja dhe kryeministri bashkëbiseduan edhe për takimin e parë ndërmjet Presidentes së Kosovës dhe Presidentit të Serbisë që do të mbahet së shpejti dhe që do ti japë mbështetje gjithë marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimit të tyre.
Në takim u bisedua edhe për shënimin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe për manifestimet që do të mbahen për këtë rast.