20 Janar 2025

Thaçi e njoftoi Jahjagen për organizimin e zgjedhjeve

Prishtinë, 2 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçin, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si dhe konsolidimin demokratik të vendit.

Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi theksuan se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është i domosdoshëm, dhe është një proces gjithëpërfshirës që nuk ka alternativë.

"Kosova duhet ta ketë forcën e vet mbrojtëse, e cila do ta kompletojë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të bëhet kontribuuese e sigurisë kolektive përmes anëtarësimit të saj në NATO", theksoi Jahjaga.

Kryeministri Thaçi e njoftoi Presidenten Jahjaga për konsultimet e vazhdueshme me subjektet politike për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, të parakohshme në Kosovë, dhe e theksoi qëndrimin e tij që zgjedhjet të mbahen me 8 qershor, në pajtueshmëri me forcat e tjera politike.

Presidentja Jahjaga theksoi se do të vazhdojë të luajë rolin e saj të faktorit të unitetit politik në Kosovë, se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të cilat përcaktojnë mënyrën e shpalljes së zgjedhjeve, si dhe do të respektojë vendimin që do të arrihet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)