22 Janar 2025

Thaçi e Mustafa e informuan Presidenten për marrëveshjen

Prishtinë, 8 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në takim kryetarin e PDK-së, zotëri Hashim Thaçi dhe kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa, të cilët e njoftuan për përmbylljen e procesit të marrëveshjes ndërmjet tyre me qëllim të ndërtimit të institucioneve të Kosovës.

Kryetarët e të dyja partive politike parlamentare, zotëri Thaçi e zotëri Mustafa, e informuan Presidenten edhe për përmbylljen e marrëveshjes ndërmjet dy subjekteve politike dhe për hapat e mëtejmë në ndërtimin e institucioneve të reja të vendit.

Ata theksuan se marrëveshja ndërmjet tyre do të përmbushë edhe kriteret e përcaktuara kushtetuese dhe shoqërore për institucione përfshirëse e të përgjegjshme.

Presidentja Jahjaga theksoi se do të jetë në funksion të garantimit të  funksionimit demokratik të institucioneve dhe në zbatim të plotë të Kushtetutës e të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)