22 Janar 2025

Thaçi e lë të hapur mundësinë për president

Prishtinë, 4 nëntor -  Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk ka përjashtuar mundësinë që ta synojë postin e presidentit të Kosovës, pavarësisht se nga kjo parti është i nominuar për kryeministër.

Kur është pyetur sot nga gazetarët nëse do të pranonte të bëhej vetë president, për t’ia lënë Isa Mustafës postin e kryeministrit, Thaçi ka thënë se është i hapur për të negociuar rreth mundësive, të cilat do ta nxirrnin vendin nga bllokada institucional.

“Edhe në kulturën tradicionale si qytetar, edhe në kulturën politikën është i domosdoshëm komunikimi, hapja e gjërave për t’u negociuar. Natyrisht se askush nuk mund ta realizojë 100 përqindëshin e asaj që aspiron, por ne do t’i japim frymë, forcë dhe energji diskutimit për arritjen e marrëveshjes. Ngërçi tejkalohet vetëm me marrëveshje”, ka deklaruar Thaçi, pas hapjes se konferencës së parë rajonale “Siguria Kufitare”.

Thaçi ka shtuar se edhe ndërkombëtarët kanë filluar të parashtrojnë pyetje se çfarë është duke ndodhur rreth formimit të institucioneve të reja.

“Mënyra e vetme është komunikimi dhe diskutimi i çështjeve në kuadër të angazhimeve të presidentes Jahjaga dhe natyrisht të komunikimit ndërpartiak. Edhe miqtë ndërkombëtarë kanë filluar të shtrojnë pyetje të drejtpërdrejta se çfarë po ndodh tani dhe është koha që definitivisht të lëvizim përpara, të marrim vendimet e duhura, të ndërtojmë institucione stabile”, është shprehur Thaçi.

Ai ka bërë me dije se sot do të mblidhet Kryesia e PDK-së, ndërsa nesër Këshilli Drejtues i kësaj partie për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)