16 Janar 2025

Thaçi e informoi Jahjagen për raundin e ardhshëm të dialogut

Prishtinë, 11 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në një takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të shoqëruar nga koordinatori politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, zotëri Blerim  Shala.

Kryeministri Thaçi e informoi Presidenten Jahjaga për raundin e ardhshëm të dialogut që do të zhvillohet në Bruksel më 19 shkurt, për temat që do të diskutohen, për marrëveshjet që synohen të arrihen, si dhe për delegacionin e ekspertëve nga Kosova që do të marrin pjesë.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi biseduan edhe për manifestimet me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe për përgatitjet që janë duke u bërë që ky përvjetor të organizohen dhe ta prezantojë shtetin në mënyrë dinjitoze.

Presidentja dhe kryeministri i Kosovës biseduan edhe për rrjedhat e reformës zgjedhore, si dhe për miratimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës të rëndësishme për plotësimin e kritereve nga agjenda evropiane për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)