Thaçi e Haradinaj takohen por nuk flasin për koalicion
Prishtinë, 7 dhjetor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës i cili është njëherit Kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj nuk dikustuan për një koalicion të mundshëm mes PDK-dhe AAK-së por për temat aktuale dhe politike në vend por jo edhe.
Kryeministri Thaçi tha se me Ramush Haradinaj kanë biseduar për rrjedhën e dialogut Prishtinë-Beograd, për reformën zgjedhore dhe për procesin integruese të vendit.
AAK-ka ka marr rolin e përgjegjshëm shtetëror, prandaj është një vullnet shtetëror i dyanshëm për të punuar në të gjitha përgjegjësitë shtetërore, gjithashtu edhe të një partneriteti që kërkon një debat më i gjerë i thellë dhe i gjatë, ka thënë Thaçi.
Haradinaj në këtë takim ka falënderuar kryeministrin për pritjen që ia ka bërë pas lirimit nga Tribunali i Hagës.
\"Kemi thënë në media deri tash se ofrohemi për të marr përgjegjësi, madje edhe përgjegjësi të para edhe në qeverisje, gjithashtu marrja e përgjegjësive është një proces. Ne sot e kemi filluar me disa tema, që në të ardhmen mund të vazhdojmë më disa tema tjera, pra kjo është e vërteta, pra nuk e kemi trajtua temën me të cilën po flasim, tha Haradinaj.