17 Janar 2025

Thaçi e fton Bukoshin të kthehet në Qeveri

Prishtinë, 19 qershor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar Bujar Bukoshin që të kthehet në Qeveri për ta ushtruar detyrën e tij si zëvendëskryeministër.

Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” një burim qeveritar.

“Kryeministri e ka ftuar Bujar Bukoshin që ta vazhdojë punën si zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ky burim.

Kryeministri Thaçi më 9 korrik të vitit të kaluar kishte liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit, Bujar Bukoshin, derisa organet e drejtësisë të kryenin misionin e tyre.

Bujar Bukoshi ka thënë për “Epokën e re” se është i gatshëm të vazhdojë të jap kontribut për shtetin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)