Thaçi e deshiron Haradinajn në qeveri por jo si kryeministër
Prishtinë, 2 shkurt - Pas rizgjedhjes ne krze te PDK-se, kryeministri Thaci është duke e dizajnuar përgjigjen finale për AAK-në pas shqyrtimit të ofertës së Haradinajt pas kthimit të tij në Kosovë nga Haga.
Deri tani kemi parë vetëm spekulime dhe deklarata mediave sa i përket koalicionit. Kryetari i AAK-së Haradinaj në takim me kryetarin e PDK-së Thaçi nuk i ka thënë decidivisht se e kërkon postin e kryeministrit sepse ai e din se ai post nuk është dhuratë, nuk falet.\"
\"Kërkesën e tij Haradinaj e ka shpalosur nëpër takime tjera me elektorat të partisë së tij dhe në media. Ne kemi heshtur deri tani sepse ka qenë Konventa e partisë dhe tani është koha që ta përmbyllim këtë diskutim, ka thënë nje burim i gazetës Tribuna Shqiptare.
Mesohet se në ditet ne vijim do të përmbyllet ky diskutim me një ofertë që kryeministri Thaçi është duke e përgatitur për AAK-në.
Oferta është duke u dizajnuar dhe ajo parasheh zgjerim të koalicionit qeverisës, por jo largim të ndokujt nga partnerët. AAK-së do ti propozohen disa pozita të rëndësishme udhëheqëse në Qeverisë por assesi posti i kryeministrit. Megjithëse zyrtarët e AAK-së kanë thënë nëpër media se nuk hynë në Qeveri pa kryetarin e tyre kryeministër, ne e kemi obligim që ta paraqesim ofertën tonë për bashkëngjitjen e tyre në koalicion. E pastaj mbetet tek ata që të vendosin.