15 Janar 2025

Thaçi e Daçiq takohen të mërkurën

Bruksel, 5 nëntor - Diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian kanë inkurajuar liderët e Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë me normalizimin e marrëdhënieve këtë javë, kur pritet të realizohet edhe takimi i dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Catherine Ashton ka ftuar kryeministrin Daçiq dhe kryeministrin Thaçi në një takim në Bruksel të mërkurën. Qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Ashton.

Thaçi dhe Daçiq u takuan në zyrën e Ashton në tetor për bisedimet e para të nivelit të lartë ndërmjet të dyja shteteve. Sipas burimeve nga kabineti i Ashton, takimi Thaçi - Daçiq do mbahet në orët e mbrëmjes të së mëkurës.

Negociatat pritet të vazhdojnë në nivel kryeministrash, ndërsa në agjendën e radhës pritet të diskutohet për shërbime dhe për telekomunikacion. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)