06 Maj 2024

Thaçi e Daçiq do të takohen në Bruksel për të diskutuar për Veriun

Prishtinë, 8 janar - Një muaj para se Kosova t`i mbushë pesë vjet shtet, kryeministri i saj, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohen në Bruksel për të diskutuar edhe për pjesën veriore të shtetit të ri.

Takimi i 17 janarit i ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton do të shënojë edhe pranimin e parë, sado të tërthortë, të Qeverisë së Kosovës, se veriu i vendit është ndryshe nga pjesët e tjera të shtetit, dhe se atje në praktikë autoritete janë institucionet e Serbisë, shkruan sot gazeta \"Koha Ditore\".

Që nga paslufta Serbia ka qenë e pranishme në pjesën mbi lumin Ibër të qytetit të Mitrovicës dhe në tri komunat e tjera veriore – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

 Prezencë të organeve të saj, shteti që gjatë kohës së Milosheviqit u mundua të spastrojë Kosovën nga shqiptarët, ka mbajtur edhe në lokalitetet e tjera me shumicë serbe në Kosovë, por pas 17 shkurtit 2008 ka zbutur prezencën në jug të lumit Ibër për ta forcuar skajshmërisht atë në veri të këtij lumi.

Mes ndarjes së plotë të veriut nga Kosova - që është synim i Serbisë - dhe menaxhimit të plotë të këtij territori nga shteti i Kosovës, analistë e diplomatë ndërkombëtarë me vite të tëra kanë folur për një kompromis: autonomi për veriun që do ta linte këtë territor pjesë të Kosovës, por do të bënte që të trajtohej ndryshe nga pjesët e tjera, gjë që, sipas diplomatëve, është edhe realiteti në terren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)