Thaçi: Duke kujtuar të kaluarën po ndërtojmë të ardhmen
Prishtinë, 26 nëntor - Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.
Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka deklaruar se duke respektuar të kaluarën, luftën heroike dhe gjakun e derdhur për liri, po ndërtojmë shtetin e Kosovës dhe të ardhmen tonë.
Ai shtoi se sot përkujtojmë të rënët e kombit, komandantin legjendar Adem Jashari, të rënët e familjes Jashari dhe të gjithë komandantët dhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Thaçi tha se duke kujtuar të kaluarën marrim energji të reja për tu angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.