Thaçi: Dorëheqja e presidentit vendim institucional dhe shtetëror
Prishtinë, 27 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e vlerëson vendimin institucional dhe shtetëror për dorëheqje nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës nga ana e Fatmir Sejdiu, njofton zyra e kryeministrit përmes një letre dërguar mediave.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është burimi i demokracisë së vendit tonë dhe respektimi i saj është obligim i të gjithëve.
Të gjitha vendimet e ardhshme të institucioneve të Republikës së Kosovës do të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe nevojat e shtetit dhe shoqërisë sonë, ceket të ketë thënë kryeministri Hashim Thaci për dorëheqjen e presidentit.