Thaçi do të ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB
Prishtinë, 19 shtator - Në mbledhjen e rregullt Qeveria e Republikës së Kosovës, Kryeministri Hashim Thaçi, ka njohur kabinetin qeveritar, se një delegacion i Qeverisë, i kryesuar nga kryeministri, do të udhëtojë në New York për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Organizatës së Kombeve Bashkuara.
Delegacioni, gjatë qëndrimit në New Yorkdo të zhvillojë takime me delegacionet e vendeve të ndryshme, ku do të zhvillojë aktivitete lobimi dhe do të prezantojë arritjet e Kosovës në ndërtimin e shtetit dhe të drejtave për të gjithë qytetarët e vet.