27 Prill 2024

Thaçi: Do të bëjmë të pamundurën të mbajmë situatën nën kontroll

Prishtinë, 13 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Mimoza Kusari – Lila si dhe ministri i FSK-së Agim Çeku, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, ka vizituar sot katër komuna të rajonit të Dukagjinit: Gjakovën, Junikun, Deçanin dhe Pejën.

Ndalesën e parë, kryeministri Thaçi e bëri në Gjakovë, ku është pritur nga kryetari Pal Lekaj, i cili e informojë kryeministrin për gjendjen aktuale pas reshjeve të mëdha që kanë përfshinë këto ditë Komunën e Gjakovës.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi sigurojë kryetarin Lekaj se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofroj gjithë mbështetjen për tejkalimin e kësaj gjendje.

 “Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdon të mbetet afër autoriteteve komunale, me ndihmat që janë të nevojshme dhe të domosdoshme, me prezencën e vazhdueshme të FSK-së, me ndihmën edhe të policisë dhe të njësive të zjarrfikësve por edhe me mjetet e nevojshme financiare të nevojshme dhe të kërkuara prej autoreve komunale, për tejkalimin e situatës. Ne do të jemi në një bashkëpunim të ngushtë edhe me KFOR-in, dhe besoj se edhe me ndihmën e Zotit, do ta kalojmë këtë bashkërisht” theksoi kryeministri Thaçi.

Më pas kryeministri Thaçi vizitojë komunën e Junikut ku u prit nga kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi. Pasi u njoftua për situatën në këtë komunë, kryeministri Thaçi theksojë se  mbështetja institucionale për Junikun si dhe gjithë rajonin dhe gjithë vendin, do të vazhdoj.

Kryeministri Thaçi edhe me këtë rast vlerësoj lartë angazhimin e  autoriteteve komunale dhe solidaritetin e qytetarëve për të përballuar me sukses këtë gjendje.

Pas takimit në Deçan me kryetarin e Komunës, Rasim Selmanaj, kryeministri Thaçi tha se edhe në këtë komunë gjendja është nën kontroll dhe të gjithë mekanizmat institucionalë qendror dhe lokalë janë në koordinim të plotë për ta përballuar këtë gjendje.

“Do të bëjmë të pamundurën që të mbajmë situatën në kontroll, që të hapen të gjitha rrugët për qarkullim. Do të jemi pranë qytetarëve, në shërbim të qytetarëve, në të gjithë territorin e Kosovës” potencoi edhe njëherë kryeministri Thaçi.

Pas Deçanit, kryeministri Hashim Thaçi vizitoi komunën e Pejës ku u takua me kryetarin e Komunës Ali Berisha. Ishte konstatim i përbashkët se situata është e vështirë por është nën kontroll të plot të institucioneve qendrore dhe lokale.

Thaçi siguroi  udhëheqjen komunale se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë angazhime shtesë për të hapur të gjitha rrugët lokale siç është ajo në drejtim të Rugovës.   

Kryeministri po ashtu potencoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të pasur angazhim shtesë në rast të vërshimeve të ndryshme, të cilat mund të ndodhin me fillimin e shkrirjes së borës.

Nga ana e tyre, kryetarët e komunave e falënderuan kryeministrin Thaçi për ndihmën e ofruar, dhe u shprehën se bashkëpunimi i tillë është në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)